Lidhje

Ahmadinexhad: Irani nuk është kundër bisedimeve me Perëndimin

  • Zëri Amerikës

Ahmadinexhad: Irani nuk është kundër bisedimeve me Perëndimin

Ahmadinexhad: Irani nuk është kundër bisedimeve me Perëndimin

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad thotë se qeveria e tij nuk kundërshton negociatat me fuqitë perendimore për programin e tij bërthamor por kërkon gjithashtu që ata të ndryshojnë atë që e quan sjellje të padrejtë ndaj Iranit.

Duke folur sot gjatë një vizite në provincën jugore Kerman, zoti Ahmadinejad akuzoi Perëndimin se po krijon pengesa ndaj negociatave. Irani dhe gjashtë fuqi botërore zhvilluan raundin e fundit të bisedimeve bërthamore një vit më pare dhe nuk kanë mundur të bien dakort për termat për rifillimin e tyre.

Bashkimi Evropian miratoi ndalimin në faza të importit të naftës iraniane si pjesë e një fushate perendimore për ta detyruar Iranin të ndalë aktivitetet bërthamore. BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara akuzojnë Iranin se po zhvillon armë bërthamore, akuzë që Teherani e mohon.

Në deklaratat e tij të fundit, zoti Ahmadinejad minimizoi ndikimin e sanksioneve evropiane ndaj qeverisë së tij, duke thënë se ato do të dëmtojnë BE-në dhe jo Iranin.

XS
SM
MD
LG