Lidhje

Ahmadinexhad, turne në 4 vende të Amerikës Latine


Ahmadinexhad, turne në 4 vende të Amerikës Latine

Ahmadinexhad, turne në 4 vende të Amerikës Latine

Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad po zhvillon një turne 5 ditor në 4 vende të Amerikës Latine, ndërsa rritenn tensionet e Perëndimit me Iranin, lidhur me çështjen bërthamore.

Vizita e parë ishte në Venezuelë, ku ai u takua në kryeqytetin e vendit, Karakas, me presidenti Hugo Chavez. Ndalesa e tij e dytë është Nikaragua, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Daniel Ortega.

Dy shtetet e tjera ku do të shkojë presidenti iranian, janë Kuba dhe Ekuadori. Vitet e fundit presidenti iranian është përpjekur t’i forcojë marrëdhëniet me qeveritë e majta, anti-amerikane të disa vendeve të Amerikës Latine, sidomos me Presidentin e Venezuelës.

Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje javën e kaluar vendeve të Ameriksë Latine të mos i forcojnë marrëdhëniet me Iranin.

XS
SM
MD
LG