Lidhje

AI: Protestat dhe shtypja mund të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2012 në Lindjen e Mesme


AI: Protestat dhe shtypja mund të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2012 në Lindjen e Mesme
AI: Protestat dhe shtypja mund të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2012 në Lindjen e Mesme

Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International, ka paralajmëruar për një tjetër vit protestash anti-qeveritare dhe shtypje nga qeveritë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, nëqoftëse sundimtarët e rajonit nuk garantojnë të drejtat demokratike dhe të njeriut për popujt e tyre.

Në një raport të lëshuar në Londër sot, grupi përshkruan se si vitin e kaluar qeveritë në gjithë rajonin ishin të predispozuara të ushtronin dhunë ekstreme, në përpjekje për të mbytur thirrjet e pashembullta për reforma thelbësore. Por në raport thuhet se lëvizjet e protestave “kanë treguar se ato nuk do të gënjehen nga reformat që sjellin pak ndryshime.”

Kryengritjet masive, të filluara në Tunizi e që u përhapën në gjithë botën arabe në 2011-tën çuan në rënien e Presidentit Zine el-Abidine Ben Ali në Tunizi, të Hosni Mubarakut në Egjipt dhe të Moamar Gadafit në Libi. Amnesty International u bën thirrje këtyre vendeve që të parandalojnë përsëritjen e abuzimeve.

Raporti vë në dukje politikat e qeverive edhe gjetkë, si për shembull në Siri, ku ajo ka këmbëngulur me kokëfortësi të qendrojë në pushtet “me çdo çmim ndaj jetës dhe dinjitetit human”.

Amnesty thotë se organizmat ndërkombëtare dhe rajonale si Bashkimi Afrikan, Lidhja Arabe dhe Bashkimi Evropian “nuk kanë qënë konseguente” në përgjegjen e tyre dhe “kanë dështuar për të kuptuar seriozitetin e sfidës”.

Megjithatë, Amnesty thotë se refuzimi i popullit të thjeshtë “për t’u sprapsur nga lufta e tij për dinjitet dhe drejtësi është ajo që ngjall shpresa për vitin 2012”.

XS
SM
MD
LG