Lidhje

Raport i AI për sulmet me avionë pa pilot


Grupi i të drejtave të njeriut me seli në Britani, "Amnesty International" i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara t’i japin fund fshehtësisë që rrethon fushatën e sulmeve me avionë pa pilot në Pakistan.

Në një raport sot, Amnesty thotë se Shtetet e Bashkuara “duket të kenë kryer shkelje shumë serioze” të të drejtave të njeriut që mund të përbëjnë edhe krime lufte.

Raporti parashtron 45 sulme ajrore pa pilot në rajonin fisnor të Vaziristanit në Pakistan mes janarit të vitit 2012 dhe gushtit të këtij viti. Në raport thuhet se një sulm goditi një gjyshe 68 vjeçare e cila vdiq duke mbledhur zarzavate në fushë.

Amnesty i bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit të bëjnë publike të gjitha informacionet e mundshme rreth sulmeve. Raporti thotë se banorët në zonat ku kryen sulmet jetojnë nën frikë të vazhdueshme.

I dërguari i posaçëm i OKB-së Ben Emmerson citoi zyrtarët pakistanezë të kenë thënë se sulmet me avionë pa pilotë kanë vrarë të paktën 400 civilë.

Autoritetet amerikane kanë ofruar pak informacion publik rreth këtyre sulmeve duke thënë se ato janë të planifikuara me kujdes për të shmangur viktima civile dhe kanë vrarë operativë të al-Kaidës.
XS
SM
MD
LG