Lidhje

AI: Të dyja palët në Ukrainë kryen vrasje pa gjyq


Organizata Amnesty International thotë se si separatistët pro-rusë, ashtu edhe forcat pro-Kievit janë përgjegjëse për “incidente të izoluara” vrasjesh pa gjyq në Ukrainën lindore, por se media dhe autoritetet ruse i kanë ekzagjeruar raste të tilla të kryera nga grupet ukrainase.

Në një raport të shkurtër të publikuar sot, Amnesty International tha se në “disa raste të pakta” në Ukrainën lindore, për të cilat mund të flasë me bindje, “ka shenja të qarta” se të dyja palët kanë kryer vrasje pa gjyq.

Në fund të shtatorit media ruse njoftoi zbulimin e varreve masive në zona të Ukrainës lindore që kishin qenë nën kontrollin e forcave pro-Kievit.

Por organizata Amnesty International, e cila dërgoi një delegacion në zonë, tha se kishte zbuluar tre varre me nëntë trupa, ndër të cilët pesë ishin separatistë pro-rusë, siç duket “të vrarë gjatë përleshjeve”. Organizata thotë se ka prova të forta se katër trupat e tjerë ishin ekzekutuar pa gjyq.

XS
SM
MD
LG