Lidhje

Ai Weiwei përdor Skype-in për hartimin e një pavioni për Lojrat Olimpike 2012


Ai Weiwei përdor Skype-in për hartimin e një pavioni për Lojrat Olimpike 2012
Ai Weiwei përdor Skype-in për hartimin e një pavioni për Lojrat Olimpike 2012

Artisti dizident kinez Ai Weiwei po përdor Skype-in për të ndihmuar në hartimin e një pavioni për Lojrat Olimpike të Londrës 2012.

Kritiku i hapur i çështjeve sociale, i cili u arrestua vitin e kaluar dhe u akuzua për shmangie të taksave, është i ndaluar nga qeveria kineze të largohet nga Pekini deri në qershor. Media njoftoi se ai po anashkalon kufizimin e lëvizjes duke përdorur shërbimet e mesazheve me video në internet.

Zoti Ai po punon me firmën arkitekturore zviceriane Herzog and de Meuron për të hartuar pavionin për galerinë Serpentine në parkun Kensington të Londrës. Ai ka punuar me këtë firmë për të ndërtuar stadiumin olimpik të Pekinit në vitin 2008.

Galeria Serpentine thotë se projekti i ri do të përfshijë shpimin prej 1 presje 5 metrash të parkut për krijimin e një ujvare. Çatia e pavionit do të duket mbi sipërfaqe nga disa kënde dhe do të jetë e ulur në disa të tjerë.

Zyrtarët thanë se shpresojnë se Ai Weiwei do të jetë në gjendje të shkojë në Londër për të marrë pjesë në hapjen zyrtare të pavionit në muajin qershor.

XS
SM
MD
LG