Lidhje

OKB, gati ndihmat humanitare për Sirinë


Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thanë sot se disa autokolona me ndihma humanitare janë të gatshme të shkojnë në çdo kohë në qytetin verior të Aleppo dhe zona të tjera krize të Sirisë, por nuk mund të lëvizin pa marrë autorizim nga qeveria siriane.

I dërguari i posaçëm i OKB-së, Jan Egeland, u tha gazetarëve në Gjenevë se shpreson që dërgimi i ndihmave në Aleppo të bëhet të premten.

Ndihmat janë pjesë e një marrëveshjeje për armëpushim e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, që hyri në fuqi të hënën.

Egeland tha se armëpushimi në përgjithësi po respektohet.

XS
SM
MD
LG