Lidhje

Konferenca e SIDA-s, e para në SHBA prej 22 vjetësh

  • Jerome Socolovsky

Konferenca ndërkombëtare e SIDA-s u hap dje në Shtetet e Bashkuara për herë të parë që kur filloi të zhvillohej në gjithë botën në vitin 1990. Siç vihet në dukje në materialin në vazhdim, në këtë konferencë me pjesëmarrjen e mbi 20 mijë njerzve, entuziazmi është përzjerë me shpresën se kësaj sëmundjeje më në fund mund t’i jetë gjetur një kurë.

Ata bënë të njohura kërkesat e tyre, ndërsa marshonin përgjatë bulevardit Pennsylvania, por në të njëjtën kohë edhe festuan.

Kjo është hera e parë që prej vitit 1990 që konferenca dyvjeçare zhvillohet në Shtetet e Bashkuara. Konferenca e SIDA-s nuk mund të zhvillohej gjithë këto vite në Shtetet e Bashkuara për shkak të kufizimeve të udhëtimit për njerzit me këtë sëmundje. Por gjatë kësaj kohe, fytyra e kësaj epidemie ka ndryshuar shumë.

SIDA ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 30 milion njerzve që prej viteve 1980-të. Por Michel Sidibe, drejtor ekzekutiv i Programit të Kombeve të Bashkuara për HIV/SIDA, thotë se tani ezistojnë kura dhe mjete parandaluese që mund ta zhdukin këtë sëmundje.

"Këtë herë gjendja ka ndryshuar. Këtë herë, së bashku, ne do t’i japim fund SIDA-s. Kjo mundësi do të avullojë nëse nuk veprojmë".

Konferencat e SIDA-s janë shndëruar në ngjarrje shumë më të rëndësishme se sa ndarja e studimeve shkencore.

Këto konferenca përqëndrohen edhe në mbështetjen e komunitetit dhe në debatin rreth sëmundjes.

Roderick Omar Hayes angazhohet në debat me një demonstrues, që kundërshton martesën mes homoseksualëve. Ish marins amerikan, ai mësoi para 8 vjetësh se ishte infektuar me virusin HIV.

Po"Mendoj se gjëja kryesore është stigma. Njerzit e infektuar nuk dinë se me cilët njerëz të flasin rreth kësaj çështjeje. Të tjerët i shikojnë këta njerëz me një sy tjetër, sikur të mos jenë njerëz, thjeshtë sepse ata janë të infektuar nga HIV-i ose SIDA".r tani zoti Mayes ka shpresë se kjo stigmë do të marrë fund, nëse fondet do të jenë të disponueshme.

"Me të vërtetë besoj se jemi afër një kure. Nuk e di nëse firmat farmaceotike do të jenë të gatshme për nxjerrjen e një kure, por unë mendoj se me siguri që mund të bëhet realitet".

Dhe kjo mund të varet shumë se çfarë do të ndodhë këtë javë në konferencën ndërkombëtare të SIDA-s në Uashington.



XS
SM
MD
LG