Lidhje

SIDA - një zbulim i ri për kurimin


Shkencëtarët në Francë thonë se mjekimi i shpejtë mbas infektimit me virusin HIV mund të çojë në “një kurim funksional” të virusit

Shkencëtarët në Francë thonë se mjekimi i shpejtë mbas infektimit me virusin HIV mund të çojë në “një kurim funksional” të virusit që shkakton sëmundjen e SIDA-s. Me termin “kurim funksional” kuptohet që prania e virusit ulet në nivele minimale dhe mund të qëndrojë në këto nivele edhe po të ndërpritet mjekimi. Por gjithsesi, virusi mbetet në trup.

Studimi, i publikuar në revistën "Plos Pathogens" pason njoftimin që u dha në fillim të këtij muaji se një foshnje në Shtetet e Bashkuara arriti të kurohej në mënyrë efikase, pasi mori mjekimin vetëm pak orë mbasi lindi.

Studimi francez përqëndrohey tek 14 pacientë në moshë të rritur, të cilët u trajtuan me shpejtësi pasi kishin marrë infeksionin, por që kishin ndërprerë mjekimet të paktën 7 vitet e fundit.

Shkencëtarët thonë se nuk kanë parë shenja të riaktivizimit të virusit. Zakonisht virusi HIV rikthehet kur ndalen mjekimet.
XS
SM
MD
LG