Lidhje

Sekretarja amerikane e Shtetit në Afrikën e Jugut


Zonja Clinton i bëri thirrje Afrikës së Jugut, fuqia më e madhe ekonomike në Afrikë, të luajë një rol më të madh në skenën globale

Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton po i bën thirrje Afrikës së Jugut – fuqisë më të madhe ekonomike në kontinent – të marrë një rol më të madh në skenën globale.

Shefja e diplomacisë amerikane e përfundoi vizitën e saj në Afrikën e Jugut sot me një fjalim në Universitetin Western Cape. Ajo u bëri thirrje studentëve të ndjekin hapat e heroit kundër aparteidit Nelson Mandela duke konfrontuar sfidat e shekullit të 21-të.

Sekretarja e Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara kërkojnë të punojnë më nga afër me Afrikën e Jugut për çështje si zhvillimi, tregtia dhe investimet, paqja, siguria dhe demokracia.

Uashingtoni ka shpenzuar 3.2 miliardë dollarë që nga viti 2004 në programet e virusit HIV dhe sëmundjes së SIDA në Afrikën e Jugut. Ndonëse vendi ka bërë përparime në luftën kundër përhapjes së sëmundjes, më shumë se 17% e popullatës rezulton e prekur nga virusi HIV.
XS
SM
MD
LG