Lidhje

Gjendet kutitë e zeza të avionit indonezian


Autoritetet indoneziane thanë se kanë zbuluar sinjale nga kutitë e zeza të avionit AirAsia 8501, që u rrëzua në Detin e Xhavës më 28 dhjetor.

Një zyrtar tha të premten se sinjalet duket se vijnë nga një zonë në fund të detit, por jo nga ajo ku u zbulua pjesa e bishtit të avionit.

Kjo pjesë u gjet të mërkurën, në fund të detit rreth 30 kilometra nga vendndodhja e fundit e njohur e aeroplanit në një thellësi prej 28 deri në 32 metrash.

Avioni i linjës AirAsia u zhduk nga radarët mbi detin e Xhavës ndërsa ndodhej në mes të fluturimit dy orësh nga Subaraja për në Singapor. Mes 162 personave në bord nuk pati të mbijetuar. Deri tani janë nxjerrë vetëm 48 trupa.

XS
SM
MD
LG