Lidhje

Gjendet një pjesë tjetër e avionit të rrëzuar


Ekipet e shpëtimit në Indonezi thanë se kanë gjetur pjesën e bishtit të avionit AirAsia 8501, i cili u rrëzua në detin e Xhavës më 28 dhjetor.

Zyrtarët thanë sot se pjesa e bishtit, ku ndodhen të ashtuquajturat “kuti të zeza”, u gjet pas zgjerimit të zonës së kërkimit të martën. Regjistrimet e të dhënave teknike të fluturimit dhe të zërave të pilotëve që ndodhen në kutitë e zeza, pritet të ndihmojnë zyrtarët të përcaktojnë shkakun e aksidentit.

Avioni kishte 162 njerëz në bord kur u rrëzua në brigjet e Borneos. Nuk pati asnjë të mbijetuar dhe deri tani janë gjetur trupat e më pak se 40 viktimave.

XS
SM
MD
LG