Lidhje

Gjendet një objekt i dyshimtë në avionin e kompanisë "Air Berlin"

  • Zëri Amerikës

Gjendet një objekt i dyshimtë në avionin e kompanisë "Air Berlin"

Gjendet një objekt i dyshimtë në avionin e kompanisë "Air Berlin"

Gjermania tha se një fluturim i kompanisë Air Berlin nga Namibia për në Mynih u vonua për shkak se policia gjeti një valixhe që mbante një paisje të dyshuar si bombë mes bagazheve që do të ngarkoheshin në aeroplan. Autoritetet gjermane thanë se skanimi i çantës në aeroportin Uindhok tregoi bateri të lidhura me tela në një detonator dhe një orë. Hetuesit namibianë nuk thanë nëse çanta mund të kishte shpërthyer. Gjermania e ka ngritur nivelin e gatishmërisë ndaj sulmeve të mundshme terroriste.

Policia namibiane interceptoi një objekt të dyshuar me një detonator dhe orë me sahat në një valixhe në cqë udhëtonte nga kryeqytete Windhoek i Namibisë për në Mynih të Gjermanisë. Këtë njoftim e bëri sot Zyra e Krimeve Federale, i cili u konfirmua edhe nga ministri bavarian i punëve të brendshme, Joakim Herman.

Nuk dihet ende nëse objekti i gjetur gjatë ngarkimit të bagazheve dje kishte aftësinë që të shpërthente.

Pas një venese të gjatë, aeroplani arriti të nisej nga Nairobi dhe mbërriti në Mynih sot në mëngjes.

“Ne na u desh të prisnin 4-5 orë, - tha një pasagjer, pasi mbërriti në aeroportin Franc Xhozef Shtraus të Mynihut.

Ndërkohë, sot në mëngjes një valixhe e dyshimtë u gjet në Belin në distriktin Shoneberg. Ekspertë të policisë e shkatërruan lëndën shpërthyese dhe më pas thanë se nuk bëhej fjalë për ndonjë objekt të rrezikshëm.

Gjermania shtoi dje masat e sigurisë, pasi njoftoi se kishte informacion zbulimi për një sulm të mundshëm në vend nga fundi i muajit.

Autoritetet gjermane thanë se nuk kishin prova të qarta se ku dhe nëse mund të kryhej sulmi.

Ndërkohë, policia mund të ngrejë barikada përreth parlamentit gjerman në Berlin, në kuadër të masave të reja të sigurisë në vend.


XS
SM
MD
LG