Lidhje

Zgjerohen kërkimet për avionin indonezian


Ekipet e kërkimit nxorrën trupat e dy viktimave të tjera nga rrëzimi i avionit të kompanisë AirAsia në Detin e Javës, ndërkohë që zhytësit kanë bërë përparim të ngadaltë për shkak të motit të keq.

Trupat e 39 nga 162 udhëtarët në bordin e avionit me numër fluturimi 8501 janë gjetur pas 10 ditësh kërkimi në brigjet e Borneos.

Avioni dymotorësh Airbus A320 u zhduk nga radari pa dhënë asnjë shenjë paralajmërimi gjatë një fluturim dy orësh nga Indonezia në Singapor në 28 dhjetor.

Kreu i Agjencisë Kombëtare indoneziane të Kërkim-Shpëtimit tha se zona e kërkimit u zgjerua të martën, pasi rrymat e forta dhe deti i trazuar mund t'i kenë shtyrë më tej mbeturinat e avionit të rrëzuar. Ndërkohë, vazhdon kërkimi i kutive të zeza të avionit.

XS
SM
MD
LG