Polumbarët indonezianë nxorën kutinë e dytë të zezë nga avioni AirAsia që u rrëzua mbi Detin e Xhavës muajin e kaluar duke shkaktuar vdekjen e 162 personave.
Polumbarët e nxorën kutinë e dytë sot. Ajo përmban regjistrimet e zërave në kabinën e pilotëve. Një ditë më parë ata gjetën regjistrimin e të dhënave teknike. Të dyja kutitë së bashku pritet të zbulojnë shkakun e aksidentit.
Tani për tani, hetuesit besojnë se avioni u rrëzua ndërsa piloted po përpiqeshin të mënjanonin një stuhi në fluturimin nga Surabaja në Singapor.
Avioni i tipit Airbus u zhduk nga radarët mbi detin e Xhavës në gjysmën e udhëtimit prej dy orësh.
Deri tani 48 trupa janë nxjerr nga fundi i detit.