Lidhje

Airbus 350 fillon me sukses udhëtimin e parë


Fillimi i fluturimeve të avionit të ri shihet si një moment historik për kompaninë Airbus, në konkurencë me avionin e firmës Boing 787 Dreamliner

Avioni më i ri evropian për pasagjerët, Airbus 350, filloi me sukses udhëtimin e tij të parë. Avioni u nis nga qyteti francez i Tuluzës. Ai drejtohej nga një ekuipazh prej 6 personash dhe zgjati 4 orë.

Fillimi i fluturimeve të avionit të ri shihet si një moment historik për kompaninë Airbus, në konkurencë me avionin e firmës Boing 787 Dreamliner.

Të dy këta tipe avionësh i përkasin gjeneratës së re të avionëve modernë dhe janë projektuar me synimin për të kursyer karburant dhe për të hapur itinerare të reja në distanca më të largëta se ato ekzistueset.

Fluturimi i shumëpritur i Airbusit 350 u realizua tre ditë para hapjes së ekspozitës vjetore të avionëve në Paris.
XS
SM
MD
LG