Lidhje

18 të vdekur në një aksident në Rusi


Në Rusi, një kamion me beton u përplas me një autobus pasagjerësh, duke shkaktuar vdekjen e 18 vetëve dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Ministria e Shërbimit të Emergjencave të Rusisë, njoftoi për ngritjen e numrit të viktimave sot. Rreth 25 njerëz kanë marrë plagë.

Përplasja ndodhi gjatë natës, pranë një fshati të vogël në periferi të Moskës, rreth 40 kilometra nga Kremlini.

Sipas një zyrtari vendas, kamioni u përmbys kur goditi autobuzin dhe pjesa më e madhe e ngarkesës së tij prej 12 metrash kub copërash betoni dhe asfalti, ranë mbi autobusin e shkatërruar.

Autoritetet thonë se shoferët e të dy automjeteve shpëtuan dhe po mjekohen në spital.
XS
SM
MD
LG