Në Siri, aktivistët thonë se një oficer i zbulimit është vrarë me armë zjarri dhe tre persona janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në Damask.
Një kanal televiziv pro-qeveritar fajësoi terroristë të armatosur për incidentin e shpërthimit me bombë në një kamion në distriktin Marjeh të Damaskut.
Ndërkohë, një video e re e cila është publikuar sot, paraqet shpërthime me bombë dhe luftime me armë në lagjen Duma të Damaskut. Konflikti 13 mujor në Siri është duke bërë përherë e më i dhunshëm, ndërsa janë shtuar përpjekjet diplomatike për vazhdimin e ndalimit të luftimeve.