Lidhje

Aktivistët e deportuar nga Izraeli mbërrijnë në Turqi


Qindra aktivistë pro-palestinezë të kapur gjatë sulmit vdekjeprurës izraelit në flotiljen me ndihma për në Gazë u pritën si heronj në Turqi pas deportimit nga Izraeli.

Zëvendës kryeministri turk Bulent Arinc dhe disa deputetë të tjerë u bashkuan me turmën e përkrahësve që kishin dalë për të përshëndetur aktivistët ndërsa mbërritën sot në Stamboll.

Forcat izraelite vranë nëntë aktivistë të hënën pasi hynë në një anije turke që po drejtonte autokolonën. Media turke tha se tetë turq dhe një qytetar amerikan me origjinë turke vdiqën nga plagët e marra.

Izraelit tha se komandot e tij hapën zjarr pasi u sulmuan. Aktivistët që u kthyen pranuan se luftuan me izraelitët por insistuan se po vepronin për tu vetmbrojtur.

Autokolona ndërkombëtare u përpoq të çonte 10 mijë tonë furnizime në Rripin e Gazës duke mos përfillur bllokadën tre-vjeçare të Izraelit në rajon.



XS
SM
MD
LG