Lidhje

Aktivistët e opozitës siriane thonë se trupat qeveritare kanë hyrë në disa rrethina të Damaskut


Aktivistët e opozitës siriane thonë se trupat qeveritare kanë hyrë në disa rrethina të Damaskut

Aktivistët e opozitës siriane thonë se trupat qeveritare kanë hyrë në disa rrethina të Damaskut

Aktivistët e opozitës siriane thonë se trupat qeveritare kanë hyrë në disa rrethina të Damaskut si pjesë e një ofensive për të dëbuar rebelët që janë përpjekur të krijojnë një bazë të fortë pranë qendrës së pushtetit të Presidentit Bashar al-Assad.

Aktivistët thonë se ushtarët pro Assadit të mbështetur nga dhjetra tanke dhe autoblinda luftuan kundër rebelëve në qarqet e Kfar Batnës dhe Ghoutës sot në rrethinat lindore të kryeqytetit. Ata thonë se katër civilë dhe një rebel u vranë në luftime.

Aktivistët thonë se një tjetër civil u vra në provincën qendrore të Homsit.

Në një incident tjetër sot, agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA tha se persona që ajo i përshkruante si terroristë shpërthyen një bombë në anë të rrugës pranë një autobusi në rrethinën e Sahnayas në Damask, duke vrarë gjashtë ushtarë dhe plagosur gjashtë të tjerë.

Shefi i Lidhjes Arabe Nabil Elaraby tha sot se po përpiqet të bindë Rusinë dhe Kinën të mbështesin planin e organizatës për të frenuar dhunën në Siri.

XS
SM
MD
LG