Lidhje

Aktivistët: Trupat siriane vranë më tepër se 217 njerëz në Homs


Aktivistët: Trupat siriane vranë më tepër se 217 njerëz në Homs
Aktivistët: Trupat siriane vranë më tepër se 217 njerëz në Homs

Aktivistë të të drejtave të njeriut thanë se forcat e armatosura siriane vrarë 217 njerëz në qytetin e Homsit, ndërkohë që Organizata e Kombeve të Bashkuara përgatitet për votimin e një rezolute , e cila synon të ndalojë dhunën.

Organizata Siriane për të Drejtat e Njeriut deklaroi se qindra të tjerë kishin mbetur të plagosur. Qyteti i Homsit ka qenë një nga qendrat më aktive të kundërshtimit ndaj regjimit të Presidentit sirian Bashar al-Assad gjatë protestave të filluara rreth 11 muaj më parë.

Ndërkohë që numri i viktimave rritet, Këshilli i Sigurimit tha se do të votojë sot mbi një projekt-rezolutë për Sirinë. Rusia kishte paralajmëruar se do t’i vinte veton disa versioneve të mëparshme të rezolutës dhe administrata Obama ka ushtruar trysni që të mbështetet një version më i butë, që dënon dhunën në atë vend.

XS
SM
MD
LG