Lidhje

Aktivistët në Siri, ushtarë e tanke hynë në një fshat pranë kufirit me Turqinë


Aktivistët në Siri, ushtarë e tanke hynë në një fshat pranë kufirit me Turqinë
Aktivistët në Siri, ushtarë e tanke hynë në një fshat pranë kufirit me Turqinë

Në Siri, aktivistët thonë se ushtarë dhe tanke hynë në një fshat pranë kufirit me Turqinë, ndërsa diplomatët e BE-së përgatiten t’i zgjerojnë sanksionet ndaj Sirisë.

Dëshmitarët thanë se trupat siriane hynë sot në Kirbet al Juz, në vazhdim të masave shtypëse të qeverisë ndaj kryengritjes pro-demokracisë që filloi në mars.

Turqia ka ngritur një kamp me tenda për strehimin e 10 mijë refugjatëve sirianë, që janë larguar nga vendi për t’i shpëtuar dhunës.

Diplomatë të BE-së thonë se grupi i 27 vendeve ka në plan të miratojë sanksione të reja sot, kundër 7 individëve, mes tyre tre iranianë. Sanksionet mund të hyjnë në fuqi nesër.

Emrat e rinj do t’i shtohen listës së 23 personave dhe organizatave në Siri, pasuritë e të cilëve janë ngrirë tashmë dhe që u ndalohet udhëtimi. Në këtë listë përfshihet edhe presidenti sirian Bashar al Asad.

XS
SM
MD
LG