Lidhje

Aktivistët rusë paralajmerojnë fushatë protestash


Aktivisti i njohur rus Alexei Navalny po zotohet se do të ketë një fushatë protestash, që ai e quan “mosbindje civile”, kundër atyre që ai i cilëson zgjedhje presidenciale të manipuluara nga Vladimir Putin.

Aktivisti rus thotë se dhjetra mijëra njerëz do të protestojnë nëpër rrugët e qyteteve ruse, deri sa kërkesat e tyre të plotësohen. Policia e arrestoi Navalnin dhe qindra përkrahës të tjerë të opozitës, gjatë një mitingu kundër Putinit dje në Moskë. Më vonë atë e liruan. Shumë nga protestuesit thërrisnin “Rusia pa Putinin” dhe “Pushteti të jetë në duart e milionave dhe jo ato të policisë’.

Zëdhënësi i zotit Putin i doli në mbrojtje arrestimeve, duke thënë se policia vepron sipas ligjit dhe se veprimet e opozitës ishin herë të ligjshme dhe herë të paligjshme dhe se policia në të dyja rastete veproi sipas ligjit.

Vëzhguesit perëndimorë thanë se fitorja e zotit Putin duket qartë se u arrit përmes favorizimeve ndaj tij dhe se ka patur parregullsi në një të tretën e qendrave të votimit.

XS
SM
MD
LG