Lidhje

Aktivistët sirianë: forcat qeveritare bastisin konvikte, kryejnë vrasje


Aktivistët sirianë thanë se forcat qeveritare kanë bastisur konvikte kolegjesh dhe vranë të paktën katër persona pas një proteste anti-qeveritare në Aleppo. Ndërkohë vëzhguesit e OKB-së vazhdojnë përpjekjet për të vlerësuar armëpushimin e tensionuar.

Grupet e të drejtave dhe aktivistët thane sot se forcat përdorën gazin lotsjellës dhe municionet në sulmet gjatë natës në Universitetin Aleppo.

Aktivistët thonë se forcat arrestuan të paktën 200 studentë ndërsa hynë me forcë në kampus, pas një proteste të opozitës.

Agjencia franceze e lajmeve thotë se forcat qeveritare kryen të paktën dy sulme të tjera sot në Damask.

Trazirat ndodhin një ditë pasi grupet opozitare thanë se kryengritësit vranë 15 anëtarë të forcave të sigurisë gjatë një prite në provincën Aleppo.

XS
SM
MD
LG