Lidhje

Aktivistët siriane thonë se forcat e sigurisë kanë vrarë protestues të tjerë


Aktivistët siriane thonë se forcat e sigurisë kanë vrarë protestues të tjerë
Aktivistët siriane thonë se forcat e sigurisë kanë vrarë protestues të tjerë

Aktivistët thanë se forcat siriane të sigurisë vranë të paktën shtatë persona ndërsa protestat vazhduan megjithë pranimin nga qeveria të një plani të Lidhjes Arabe për paqe.

Anëtarët e grupeve anti-qeveritare tanë sot se forcat vranë shumicën e viktimave në Homs dhe rrethina e Damaskut. Sipas tyre, forcat qeveritare filluan të qëllonin mbi demonstruesit në disa qytete pak pas fillimit të protestave javore të së premtes. Dje, aktivistët fajësuan forcat pro-qeveritare për të paktën 12 të vdekur në Homs.

Të mërkurën Lidhja Arabe ndërmjetësoi një plan për të ndalur dhunën dhe për të filluar bisedimet mes qeverisë dhe opozitës.

XS
SM
MD
LG