Lidhje

Aktivistët sirianë thonë se kryengritësit vranë 23 ushtarë


Aktivistët sirianë thonë se kryengritësit kanë vrarë sot 23 ushtarë në luftimet pranë qytetit Homs - një nga ditët me më shumë viktima për forcat siriane që nga fillimi i rebelimit antiqeveritar 14 muaj më parë.

Aktivistët thonë se luftimet e sotme filluan rreth qytetit Rastan në veri të Homsit, pas bombardimit të tij të rëndë nga ushtria siriane. Sipas tyre, disa njerëz janë plagosur dhe një numër automjetesh të ushtrisë janë shkatërruar.

Luftimet shënojnë një thyerje të mëtejshme të armëpushimit të brishtë të vendosur para një muaji.

Në Siri ndodhen vëzhgues të Kombeve të Bashkuara në përpjekje për të frenuar dhunën.

XS
SM
MD
LG