Lidhje

Aktivistët thonë se forcat siriane vranë të paktën katër persona

  • Zëri Amerikës

Aktivistët thonë se forcat siriane vranë të paktën katër persona

Aktivistët thonë se forcat siriane vranë të paktën katër persona

Aktivistët thonë se forcat siriane kanë hapur zjarr ndaj protestuesve që ishin mbledhur në funeralin e një fëmije, duke vrarë të paktën katër persona.

Aktivistët thonë se trazirat në provincën veriperëndimore Idlib ishin një nga incidentet vdekjeprurëse që kanë ndodhur sot. Ata gjithashtu thonë se tre civilë u vranë në rajonin qendror Homs pas shkëmbimeve me armë zjarri pranë një pike kontrolli të sigurisë. Dëshmitarët thonë se forcat siriane kanë shtuar praninë e tyre në rajonin e trazuar të Homs-it.

Aktivistët e opozitës thonë se nga trazirat anti-qeveritare kanë sjell[ vrasjen e të paktën tre persona në rajone të tjera të vendit.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA tha se sot u bë varrimi i tre anëtarëve të forcave të sigurisë që u vranë nga “terroristë të armatosur” në Homs. Qeveria ka fajësuar personat e armatosur dhe militantët për trazirat në vendit.

XS
SM
MD
LG