Lidhje

Aktivistët tibetianë përdorin vetsakrifikimin për të tëhequr vëmendjen tek problemet e Tibetit

  • Pitër Simpson

Aktivistët tibetianë përdorin vetsakrifikimin për të tëhequr vëmendjen tek problemet e Tibetit

Aktivistët tibetianë përdorin vetsakrifikimin për të tëhequr vëmendjen tek problemet e Tibetit

Gjatë muajve të fundit disa murgj tibetianë dhe një murgeshë i kanë vënë zjarrin vetes në shenjë proteste ndaj pushtetit të Kinës në Tibet. Përpjekjet për vetvrasje kanë marrë një përgjigje të ashpër nga zyrtarët në Pekin të cilët kanë deklaruar se këto protesta janë të lidhura me akte terorismi dhe janë të mbështetura nga Dalai Lama. Në raportin e tij nga Pekini, Peter Simpson bën të ditur se këto incidente pikëlluese shënojnë një përshkallëzim të taktikave që kundërshtojnë pushtetin e Pekinit.

Që nga muaji maj, 9 tibetianë janë përpjekur të vetëvriten duke i vënë zjarrin vehtes. Rasti i fundit ishte një grua, një murgeshë budiste. 5 murgj kanë vdekur nga plagët. Të gjithë ata që tentuan të kryejnë vetvrasje politike ishin nën 24 vjeç.

Ashtu si edhe rastet e tjera të përpjekjeve për vetvrasje, murgesha budiste e quajtur Tenzin Wangmo hodhi paraprakisht parrulla ku bëhej thirrje për dhënien fund të diktatit të Kinës, parulla për liri besimi dhe për lejimin e kthimit në Tibet të udhëheqësit shpirtëror në mërgim Dalai Lama.

Shumica e vetvrasjeve janë kryer në qytetin e vogël Aba, në provincën Shiuan e cila është fqinj me Tibetin dhe që ka një komunitet të madh tibetian.

Qeveria kineze thotë se aktet, të cilat kanë ndezur protesta të tjera në rajon, bien ndesh me besimin dhe shkrimet e shenjta budiste.

Por studiuesi i çështjeve Robert Barnet i Universitetit Kolumbia nuk bie dakort me këtë përfundim.

“Ka prova të pakta, por që i referohen vetsakrifikimit si një praktikë besimi në të shkuarën mitike, ku njerëzit e bënin këtë sakrificë për të treguar devotshmërinë e tyre ndaj Budës. Ndaj ne nuk mund të arrijmë në përfundime se kjo nuk është praktikë budiste derisa ka ndodhur në të lashtësi”.

Por ndryshe nga historia e lashtë, të gjithë vetsakrifikuesit e kohëve të fundit janë parë si një mesazh politik. Grupet tibetiane në mrëgim kanë zhvilluar manifestime të heshtura për të kujtuar ata që i quajnë martirë dhe iu bëjnë thirrje të tjerëve që veprimet e tyre mos të harrohen.

“Një gjë është e qartë: kjo formë proteste duke i vënë zjarrin vehtes është krejtësisht një veprim i ri në Tibetin modern. Nuk kemi asnjë preçedent të mëparshëm për këtë... si praktikë politike është krejtëisht e re“.

Vetsakrifikimet nisën mbasi autoritet kineze në Pekin urdhëruan një valë frenuese për lirinë e besimit duke i detyruar murgjërit të merrnin mësime patriotike. Zyrtarët i kanë detyruar murgjërit që të braktisnin udhëheqësin e tyre shpirtëror Dalai Lama dhe të mësonin doktrinën komuniste.

Murgjit kanë protestuar fuqishëm në manastiret e tyre e për këtë arsye Kina ka vepruar. Ata vendosën posta të vogla policie brenda manastireve si dhe kanë ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elekrike në disa të tjerë.

Me të nisur vetsakrifikimet, autoritet u përgjigjën duke çuar edhe më shumë forca policore në Aba për të parandaluar aktet e ngjashme vetvrasëse. Disa prej policëve janë të pajisur me pajime zjarrëfikëse.

Profesori Barnet thotë se veprimet e protestuesve përforcojnë imazhin e shtypjes nga ana e autoriteteve kineze.

“Është shumë e rëndësishme sepse ndikon tek të gjithë tibetianët, për t’u ngritur e për të treguar dëshpërimin e tyre të thellë. Është një zgjidhje e fundit. Pra e thënë ndryshe, tibetianët nuk e shohin si strategji këtë formë. Ata thonë se është një mënyrë për të treguar se presioni ndaj këtyre murgjve është kaq i madh sa ata nuk shohin të ketë rrugë tjetër”.

Për grupet tibetiane në mërgim, ka një konsensus se qeveria kineze duhet fajësuar për vdekjet. Stefani Brixhed është drejtoreshë e organizatës Liria e Tibetit me bazë në Londër.

“Të rinjtë tibetianë janë kurajozë dhe janë të gatshëm të japin jetën për të tërhequr vëmendje ndërkombëtare për një nga krizat humanitare më të gjata dhe më të mëdha në Tibet”.

Qeveritë perëndimore kanë publikuar njoftime që zakonisht pajtohen me pikëpamjen se taktikat kineze po ndikojnë në këtë situatë. Javën e kaluar, Departamenti amerikani Shtetit i bëri thirrjePekinit për të zgjidhur ankesat bazë për popullsinë tibetiane të Kinës.

Pekini ka kundërshtuar me forcë këtë këndvështrim të çështjes dhe vazhdon të përshkruajë vetsakrifikimet si rezultate të terrorizmit të përcjellë nga Dalai Lama dhe lëvizja tibetine për liri.

Zëdhënësja e ministrisë kineze të punëve të jashtme Jiang Yu tha se shqetësimi kryesor i Pekninit është që të mbajë atë që e përshkroi si një normë sociale në Sishuan dhe Tibet. Ajo i quajti vetësakrifikimet “aktivitete të veçuara” nga ajo që Pekini në të vërtetë përshkruan lëvizjen tibetiane për liri. Ajo i quajti terrorizëm të fshehtë këto akte.

Profesori Barnet i Universitetit të Kolumbias thotë se ky është standarti i përgjigjes së Pekinit.

“Sa herë që ka një protestë në Tibet, Kina e sheh si një gjë të papranueshme, dhe kjo është përgjigje standarte. Ende ata nuk kanë dhënë asnjë provë për atë që e quajnë terrorizëm”.

Ministria kineze e punëve të jashtëme nuk ka thënë gjë gjithashtu nëse ka kontaktuar me autoritetet indiane për të ndjekur akuzat për terrorizëm kundër grupeve tibetiane në mërgim që janë të vendosur në këtë vend.

Kina ka thënë se qeveritë e tjera që komentojnë mbi këtë çështje nuk duhet t’a bëjnë më këtë gjë. Zyrtarët e Pekinit iu përgjigjën thirrjes së Shteteve të Bashkuara për respektimin e të drejtave të tibetianëve dhe qytetarëve kinezë duke thënë se Uashingtoni nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të Kinës.

XS
SM
MD
LG