Lidhje

Aktivisti kundër korrupsionit në Indi i jep fund grevës së urisë


Aktivisti kundër korrupsionit në Indi i jep fund grevës së urisë
Aktivisti kundër korrupsionit në Indi i jep fund grevës së urisë

Një aktivist indian për reformat, protestat e të cilit nxitën zemërimin e njerëzve në mbarë Indinë, i ka dhënë fund grevës së urisë në ditën e 13-të, pasi parlamenti ra dakord t’i plotësojë kërkesat e tij për ligje më të ashpëra kundër korrupsionit.

74 vjeçari Anu Hazare i dha fund grevës së urisë sot në New Delhi, kur dy fëmijë të vegjël i ofruan atij një gotë me lëng arre kokosi dhe mjaltë. Zoti Hazare, i cili ka humbur peshë gjatë grevës së urisë, pritet që të shtrohet sot në spital. Ai i tha përkrahësve, se edhe pse hoqi dorë nga greva e urisë, do t’i vazhdojë përpjekjet për reforma. 74-vjeçari nuk dukej keq me shëndet, edhe pse ai humbi 7 kilogramë gjatë 13 ditëve të grevës së urisë.

Ligjvënësit nga Lartia Congres në pushtet dhe opozita kryesore zhvilluan një seancë parlamentare të posaçme të shtunën, ku mbështetën një rezolutë nga Ministri i Financave Pranab Mukherjee për krijimin e një organizate të pavarur me autoritetin për të hetuar ligjvënësit, organet e drejtësisë dhe zyrtarët qeveritarë.

XS
SM
MD
LG