Lidhje

Aktoret kandidate për çmimet Oscar


Aktoret kandidate për çmimet Oscar
Aktoret kandidate për çmimet Oscar

5 aktore janë në garën për çmimin Oscar këtë vit. Të gjitha kanë interpretime të fuqishme dhe cilësore, megjithatë kritika ka nisur të pikasë dallimet mes tyre.

Në filmin ‘Java ime me Merlinin” Michelle Williams e magjeps shikuesin në rolin e Marilyn Monroes. Filmi tregon një javë nga jeta e Merlinit gjatë xhirimeve të filmit të saj “The Prince and the showgirl” me Laurence Oliverin në Angli. Historia është rrëfyer nga këndvështrimi i producentit Colin Clark i cili bie në dashuri me Marlynin karizmatike por edhe të brishtë mendërisht.

Williams rrezaton energji dhe seksualitet ndërsa ka kapur brishtësinë e karkaterit. Por kjo mund të mos jetë e mjaftueshme.

Në filmin “Vajza me tatuazh dragoi”, Rooney Mara sjell një interpretim imponues si Lisbeth Salander, një pirate kompjuterash e cila ndihmon gazetarin Mikael Blomkvist në kërkimet e tij për një grua të zhdukur në Suedi për 40 vjet.

Salander është viktimë e abuzimit nga meshkujt. Mara na sjell një personazh me çrregullime por edhe një hetuese brilante. Zemërimi e nxit dhe e fuqizon atë.

Aktorja Rooney Mara fitoi kandidaturën, por personazhi i Lizbeth Salanderit është jo i këndshmë dhe mund t’i kushtojë çmimin aktores Mara.

Glenn Close, e kandiduar për interpretimin e saj si Albert Nobbs, mund të përballet me të njëjtat opinione në garën e saj për çmimin Oscar. Nobbs është i çuditshëm dhe patetik.

Albert është një grua e cila maskohet si burrë për të gjetur një jetë më të mirë në shekullin e 19 në Irlandën e dominuar nga maskilizmi.

Ekziston një mendim i përgjithshëm se Glen Close ka realizuar rolin e jetës së saj artistike.

Close ka përballë një konkurrencë të vështirë.

Maryl Streep na sjell atë që mund të ishte dhe roli i një jete të tërë; portretin personal të së moshuarës Margaret Thatcher. Streep na sjell një grua të brishtë të plakur që lufton me sëmundjet mendore , që përpiqet të mbajë dinjitetin e saj dhe që kujtesa i sjell fragmente të jetës së saj të ashpër e të paepur.

Për këtë rol, Streep zotëroi mënyrat e sjellje dhe intonacionin e zonjës Thatcher. Ngjashmëria është e habitshme...! Karkateri i saj është shtylla e filmit.

Meryl Streep ka fituar dy çmime Oscar- të fundit 30 vjet më parë- dhe ka qenë kandidate 17 herë për këtë çmim. Shumë njerëz mendojnë se ajo është pak e vonuar për një Oscar të tretë.
Por interpretimi i saj i arrirë si Zonja e Hekurt nuk mund të errësohet nga antipatia që mund të ekzistojë për personin real.

Konkurrente e fortë në garën për çmimet Oscar është dhe Viola Davis që interpreton Aibileen Clark në filmin “The Help”. Ajo është një shërbyese afrikano-amerikane e cila rrezikon jetën e saj për të ndihmuar në botimin e historisë së saj dhe të shërbyeseve të tjera afrikano-amerikane që punonin për familjet e bardha në Misisipin e viteve 1960.

Viola Davis jep një interpretim rrënqethës teksa rrëfen vuajtjet e grave me ngjyrë që rrisnin fëmijët e bardhë ndërsa fëmijët e tyre rriteshin vetëm.

Nëse merr çmimin Oscar, ajo nuk do të jetë vetëm në natën e ndarjes së çmimeve. Ai çmim do të jetë për të gjitha shërbyeset afrikano-amerikane që punuan për të bardhët. Ky fakt, do të jetë vështirë të injorohet nga Akadamia e Filmit.

XS
SM
MD
LG