Lidhje

Aktori Rajën Gosling për herë të parë në një film me veprim


Aktori Rajën Gosling për herë të parë në një film me veprim
Aktori Rajën Gosling për herë të parë në një film me veprim

Ndërsa afrohet sezoni përpara ceremonisë së çmimeve Oskar, ka nisur shfaqja e filmave të mëdhenj. Një prej tyre është filmi “Drive”, me regji të Nikolas Winding Refn. Një film dramatik dhe me veprim, ai na ofron një grup të shkëlqyer aktorësh si dhe efekte të magjishme në ekran.

Tensioni është shumë i lartë gjatë kësaj ikjeje. Por shoferi është i qetë teksa manovron me makinën e tij gri rrugëve të Los Anxhelosit.

Papritur, ai hidhet në veprim, duke shmangur policët.

Kontrata që ai ka nënshkruar kërkon që të kushtojë vetëm 5 minuta nga koha e tij për të siguruar largimin e sigurt të disa grabitësve të një banke. Mjafton të shohësh këto 5 minuta befasuese, dhe kupton se ia vlen të shohësh filmin që zgjat 2 orë e gjysëm.

Regjisori danez Nikolas Winding Refn fitoi çmimin e regjisorit më të mirë me filmin “Drive” në festivalin e Kanës.

Kamera e tregon historinë përmes planeve të shkurtra, detajeve të mbajtura gjatë në ekran si dhe veprimeve të vrullshme. Dialogu është i rezervuar.

“Kështu e menduam filmin. I thashë regjisorit nëse mund të evitonim çdo dialog që dukej i tepërt. Dhe gjatë xhirimeve kuptuam se mund të rrëfesh një histori përpara kamerës edhe pa dialog të ngjeshur”, thotë aktori Rajën Gosling.

Ne nuk dimë asgjë për të kaluarën e shoferit. Ai është fjalëpak por i besueshëm dhe shumë i aftë në përdorimin e timonit. Përveç ikjeve të tij të shpeshta, ai punon si kaskader në Hollivud dhe dhe në një garazh makinash. Ai nuk njeh moralin deri sa bie në dashuri me Irenën, luajtur nga Keri Mulligan.

Irena është e martuar me një të burgosur. Kur ai del nga burgu e detyrojnë që të kryejë një vjedhje.

Nëse ai kundërshton, familja e tij do të vdesë. Ndaj shoferi i ofron ndihmë. Por gjërat nuk shkojnë mirë. Burri i Irenës futet në kurth nga Mafia dhe vritet. Shoferi mbetet me një çantë me 1 milion dollarë dhe nën ndjekjen e mafiozëve.

“Drive” na risjell në mendje filmat dramatikë me veprim të viteve 1980 dhe heronjët e tyre. Shoferi do të hakmerret.

Heroi i filmit është meditues dhe i qetë por mund të shndërrohet menjëherë në një njeri të pamëshirshëm, dhe ndërsa shtjellohet ideja e filmit, personazhi i tij shkon drejt surreales.

“Është në strukturën e një përralle. Ndërtohet pak nga pak momenti i duhur kur kalorësi duhet të vrasë dragoin, shtrigën e keqe apo personazhet e tjerë të këqinj”.

Ryan Gosling na jep një interpretim cilësor në rolin e shoferit, duke treguar aftësinë për t’iu përshtatur këtij roli që duket se premton shumë në karrierën e tij.

Filmi “Drive” ka të gjithë elementët e duhur për një film kult: karaktere të forta, thellësi, kinematografi të madhe dhe skena befasuese. Disa mund të mos i pëlqejnë skenat e dhunshme, por siç ndodh edhe në filmat e Tarantinos, dhuna është një pjesë integrale e historisë.

XS
SM
MD
LG