Lidhje

Aktorja Eliza Dushku merr pasaportën biometrike shqiptare

  • Zëri Amerikës

Aktorja Eliza Dushku merr pasaportën biometrike shqiptare

Aktorja Eliza Dushku merr pasaportën biometrike shqiptare

Kryeministri Sali Berisha i dorëzoi aktores së Hollivudit me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, pasaportën biometrike dhe kartën e identitetit. Ajo tha në Tiranë se ndihej krenare që tashmë zotëronte edhe pasaportën shqiptare, krahas origjinës së saj si pasardhëse e një familjeje korçare. Ajo u shpall edhe qytetare nderi e Korçës, dhe ambasadore e kulturës së kryeqytetit shqiptar. Aktorja e njohur mori disa ditë më parë dekretin e Presidentit Bamir Topi pas kërkesës së saj për të patur shtetësinë shqiptare. Eliza Dushku po viziton Shqipërinë edhe me qëllime profesionale. Ajo po realizon një film dokumentar që do t’i tregojë botës vlerat e Shqipërisë; natyrën, historinë, traditat, artin dhe kulturën shqiptare.

XS
SM
MD
LG