Lidhje

Al-Assad akuzon Turqinë për mbështetje të terroristëve


Gazeta turke Xhumuriet citonte zotin Assad të thoshte se Turqia kishte prirjen të ndërhynte në punët e brendshme të Sirisë

Presidenti sirian Bashar al-Assad akuzoi sot Turqinë se i kishte dhënë ndihmë logjistike atyre që ai i cilësoi terroristë në Siri. Gazeta turke Xhumuriet citonte zotin Assad të thoshte se Turqia kishte prirjen të ndërhynte në punët e brendshme të Sirisë.

Në komentet dhënë gazetës, zoti Assad akuzoi gjithashtu kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan se po ndiqte një program sektar.

Ndërkohë po sot, ushtria turke tha se trupat e dy pilotëve të avionit që u godit dhe u rrëzua nga forcat siriane muajin e kaluar u gjetën në fund të pjesës lindore të Mesdheut ndërsa dhuna vazhdoi në gjithë Sirinë.

Rrëzimi i avionit më 22 qershor i acaroi marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Damaskut dhe Turqia reagoi duke thënë se do të përgjigjej me vendosmëri. Megjithatë dy kryeqytetet kanë thënë se nuk duan që incidenti të çojë në një konflikt të armatosur.
XS
SM
MD
LG