Lidhje

Al-Kaida në Gadishullin Arabik, dhunë ndaj ambasadave amerikane


Dega e Al-Kaidës në Jemen tha se kërkon që zjarret të digjen në ambasadat amerikane në mbarë botën arabe

Dega e Al-Kaidës në Jemen bëri thirrje për më shumë akte dhune kundër ambasadave amerikane, pas 5 ditë protestash vdekjeprurëse të nxitura nga një film i prodhuar në Shtetet e Bashkuara, që vë në lojë Profetin Muhamed.

Al-Kaida në Gadishullin Arabik tha se kërkon që zjarret të digjen në ambasadat amerikane në mbarë botën arabe.

Disa pjesë të botës arabe iu kthyen dje qetësisë, pas dhunës që shkaktoi vdekjen e ambasadorit amerikan në Libi bashkë me 3 diplomatë të tjerë amerikanë dhe të paktën 5 demonstrues.

Policia sudaneze patrulloi sot rrugët e Kartumit, një ditë pasi protestuesit sulmuan ambasadën amerikane, britanike dhe atë gjermane.

Ministri i Jashtëm i Sudanit, Ali Karti, hodhi poshtë kërkesën e Shteteve të Bashkuara për të dërguar marinsa amerikanë në kryeqytet për të mbrojtur ambasadën. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland vuri në dukje se në bazë të Konventës së Vienës Sudani është I detyruar të mbrojë misionin diplomatik amerikan. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara po ndjekin nga afër gjendjen për t’u siguruar se kanë mjetet e nevojshme për të mbrojtur amerikanët në Sudan.

Punonjësit egjiptianë e kaluan ditën e djeshme duke pastruar sheshin Tahrir të Kairos, pas një nate me luftime mes policies dhe demonstruesve, nga të cilat gjeti vdekjen një person. Zjarrfikësit shuan një numër zjarresh të vegjël në shesh. Forcat egjiptiane kanë rrethuar zonën afër ambasadës amerikane dhe arrestuan dhjetra protestues.

Vende të tjera që përjetuan protesta, mes tyre Tunizia dhe Jemeni, ishin më të qeta dje, por protesta të reja shpërthyen në Afganistan, Indi dhe në Sidni të Australisë.
XS
SM
MD
LG