Lidhje

Al Kaida konfirmon vdekjen e udhëheqësit të saj Bin Laden


Al Kaida konfirmon vdekjen e udhëheqësit të saj Bin Laden
Al Kaida konfirmon vdekjen e udhëheqësit të saj Bin Laden

Al Kaida konfirmoi vdekjen e udhëheqësit të saj Osama bin Laden. Grupi amerikan i zbulimit Site, citoi sot një deklaratë të rrjetit terrorist, që është në faqen elektronike të grupit.

Në deklaratë al-Kaida premton të vazhdojë sulmet e saj kundër amerikanëve dhe aleatëve të Shteteve të Bashkuara. Ajo premton gjithashtu publikimin së shpejti të një mesazhi që thotë se bin Ladeni e ka regjistruar një javë para vdekjes.

Grupi terrorist i bën thirrje Pakistanit të ngrihet kundër qeverisë dhe të pastrojë vendin nga ajo që e quan turp nga vdekja e bin Ladenit.

Forcat speciale amerikane e vranë bin Ladenin të hënën, gjatë një operacioni të fshehtë në qytetin Abbottabad – dy orë larg Islamabadit.

XS
SM
MD
LG