Lidhje

Al-Kaida në Pakistan organizata më e fuqishme që ka në shënjestër SHBA

  • Zëri Amerikës

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se al-Kaida në Pakistan mbeti gjatë vitit 2009 organizata më e fuqishme që kishte në shënjestër Shtetet e Bashkuara.

Në raportin e tij vjetor për terrorizmin të publikuar sot, Departamenti i Shtetit thotë se zbulimi amerikan ka arritur në përfundimin se vitin e kaluar al-Kaida ishte e angazhuar aktivisht në plane operacionale kundër Shteteve të Bashkuara dhe vazhdoi rekrutimin e individëve, duke përfshirë këtu njerëz nga Evropa Perëndimore dhe nga Amerika Veriore.

Në raport thuhet se al-Kaida vazhdoi përpjekjet për të zgjeruar aftësitë e saj operacionale duke u lidhur me grupe të tjera terroriste. Por, thuhet aty, ky rrjet terrorist pësoi dështime të rëndësishme vitin e kaluar, duke përfshirë probleme operacionale dhe kundërshtim nga ana e popullatave myslimane.

Megjithatë, thotë raporti i Departamentit të Shtetit, përpjekja për të hedhur në erë një avion amerikan më 25 dhjetor 2009, tregoi se dega e al-Kaidës në Jemen ka krijuar brenda saj jo vetëm dëshirën por edhe aftësinë për të ndërmarrë një goditje kundër Shteteve të Bashkuara.

Raporti thotë gjithashtu se ka patur një rritje të rasteve kur amerikanët janë bërë operativë të organizatave të huaja terroriste ose mbështetës të ekstremizmit të dhunshëm.

XS
SM
MD
LG