Lidhje

Al-Kaida thirrje algjerianëve të përmbysin qeverinë

  • Zëri Amerikës

Al-Kaida thirrje algjerianëve të përmbysin qeverinë

Al-Kaida thirrje algjerianëve të përmbysin qeverinë

Udhëheqësi i Al-Kaidës, Ajman al-Zavahiri u bëri thirrje algjerianëve që të ndjekin shembullin e popujve të tjerë në Lindjen e Mesme dhe të përmbysin qeverinë e tyre, madje u bëri thirrje edhe libianëve që të krijojnë një shtet islamik.

Me anë të një mesazhi të publikuar sot në faqen elektronike islamike, al-Zavahiri u tha algjerianëve që të ndjekin shembullin e Tunizisë dhe Libisë.

Në mesazhin prej 13 minutash paralajmëroheshin libianët që të kenë kujdes nga "komplotet perëndimore" dhe një pretendim se NATO-ja do të detyrojë libianët të heqin dorë nga besimi i tyre islamik.

Zavahiri vlerësoi gjithashtu një sulm matanë kufirit ngushtin e kaluar në të cilin të paktën 8 izraelitë u vranë kur militantët kaluan kufirin për në Izrael nga gadishulli i Sinait.

XS
SM
MD
LG