Lidhje

Al Kaida zgjedh al-Zavahirin për të zëvendësuar Osama bin Ladenin

  • Zëri Amerikës

Al Kaida zgjedh al-Zavahirin për të zëvendësuar Osama bin Ladenin

Al Kaida zgjedh al-Zavahirin për të zëvendësuar Osama bin Ladenin

Al Kaida tha se ka zgjedhur egjiptianin Ayman al-Zawahri për të zëvendësuar Osama bin Ladenin si kreun e rrjetit terrorist.

Zawahri, kirurg me profesion i cili mbushi 60 vjeç javën e kaluar, ka qënë zëvendësi i bin Ladenit për një kohë të gjatë. Ekspertët e terrorizmit shpesh e konsiderojnë atë të jetë strategu dhe organizatori i operacioneve të Al-Kaidës.

Njoftimi u publikua në një faqe elektronike islamike.

Al-Kaida ka premtuar të vazhdojë luftën e shenjtë kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit dhe i quan ata pushtues renegatë. Grupi thotë se do të vazhdojë luftën derisa të gjitha ushtritë pushtuese të largohen nga toka islame.

XS
SM
MD
LG