Lidhje

Al-Libi del para një gjykate në Nju Jork


I dyshuari libian për terrorizëm Abu Anas al-Libi del sot para një gjykate në Nju Jork nën akuza që e lidhin atë me shpërthimet në dy ambasadat amerikane në Afrikën Lindore në vitin 1998.

Zyrtarët amerikanë e transferuan dje anëtarin e al-Kaidës në Nju Jork. Ai u kap nga forcat speciale amerikane në Tripoli më 5 tetor dhe është mbajtur qysh atëherë në një luftanije amerikane.

Al-Libi, emri i plotë i të cilit është Nazih Abdul-Hamed al-Ruqai, ka qënë i paditur në Nju Jork për më shumë se një dekadë, për planifikimin e dyshuar të sulmeve në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani në vitin 1998.

I dyshuari ishte në listën e më të kërkuarve të FBI-së por familja e tij mohon që ai të ketë patur lidhje me al-Kaidën.

Zyrtarët e zbulimit e kanë marrë në pyetje al-Libin gjatë kohës që u mbajt në një luftanije amerikane.
XS
SM
MD
LG