Lidhje

Vdes Abdel Baset al-Megrahi, autor i shpërthimit mbi Lokerbi


Të afërm të libianit Abdel Baset al-Megrahi, i njohur si autori i shpërthimit që hodhi në erë avionin mbi Lokerbi të Skocisë duke vrarë 270 vetë, thonë se al-Megrahi vdiq në Tripoli pas një beteje të gjatë me kancerin.

Familjarët e 60 vjeçarit al-Megrahi thonë se ai vdiq në shtëpinë e tij sot. Ai ishte i vetmi person i shpallur fajtor për rrëzimin e avionit të kompanisë PanAm numër 103.

Një gjykatë skoceze e shpalli atë fajtor në vitin 2001. Ai vuajti 8 vjet burgim, dhe më pas u lirua në një gjest humanizmi, pasi vuante nga kanceri i prostatës.

Al-Megrahi i pat hedhur poshtë gjatë gjithë kohës akuzat për përfshirje në këtë sulm.

XS
SM
MD
LG