Lidhje

DASH në internet kundër propagandës së al-Kaidës


Clinton: Ekspertët amerikanë po zëvendësojnë reklamat e al-Kaidës, që krenohet për vrasjen e amerikanëve, me reklama që tregojnë pasojat e sulmeve të al-Kaidës ndaj popullit jemenas

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se ka ndërmarrë një përpjekje në internet për t’iu kundërvënë propagandës së al-Kaidës në faqet jemenase të internetit duke zëvendësuar mesazhet e organizatës me reklama që kanë si objektiv të minojnë këto mesazhe.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton thotë se ekspertët amerikanë të internetit po zëvendësojnë reklamat e al-Kaidës që krenohet për vrasjen e amerikanëve me reklama që tregojnë pasojat e sulmeve të al-Kaidës ndaj popullit jemenas.

Zonja Clinton tha në një darkë mbrëmë vonë se përpjekjet kanë filluar të kenë rezultat pasi ekstremistët kanë shfaqur pakënaqësi dhe i kanë kërkuar përkrahësve që të mos besojnë çdo gjë që lexojnë në internet.

Reklamat e al-Kaidës shfaqen në faqet e internetit të grupeve radikale jemenase dhe kanë si synim të tërheqin anëtarë të rinj.

Përpjekjet janë pjesë e qendrës së re për Komunikime Strategjike të Kundërterrorizmit në Departamentin e Shtetit që ka si objektiv të frenojë propagandën e al-Kaidës në internet dhe mediat shoqërore.


DASH ndërmer një përpjekje në internet kundër propagandës së al-Qaidës
XS
SM
MD
LG