Lidhje

Sulme në Mogadishu; Al-Shabab merr përgjegjësinë


Grupi militant somalez al-Shabab ka marrë përgjegjësinë për dy sulme me makina bombë në afërsi të Mogadishut që vranë të paktën 14 persona dhe plagosën më shumë se 30 të tjerë.

Sulmet e sotme ishin të parat e pretenduara nga al-Shababi që nga vdekja e udhëheqësit të grupit, Ahmed Godane, në një sulm ajror amerikan një javë më parë.

Shpërthimet me bombë sot ndodhën rreth 20 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit, në rajonin e Shabelit të Poshtëm ku Godane u vra më 1 shtator.

Shpërthimi i parë kishte si objektiv forcat e Bashkimit Afrikën të cilat po shoqëronin guvernatorin rajonal, Abdulkadir Mohamed Nur. Dëshmitarët thane se një makinë e mbushur me eksplozivë u përplas me autokolonën duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që vrau dy pasagjerë në një autobus që po kalonte pranë.

Nur i tha Zërit të Amerikës se 14 civilë u vranë dhe dy trupa të Bashkimit Afrikan u plagosën.

Më pas një shpërthim i dytë kishte si objektiv forcat somaleze të sigurisë që po shkonin në vendngjarjen e shpërthimit të parë. Të paktën gjashtë persona u plagosën, mes tyre një zyrtar i lartë I zbulimit.

XS
SM
MD
LG