Lidhje

Anije kineze pranë brigjeve të Alaskës


Pesë anije të marinës kineze janë diktuar në ujrat ndërkombëtare në brigjet e Alaskës, sipas zyrtarëve amerikanë, në një veprim që analistët e shohin si një përpjekje të re nga Pekini për të vënë në pah fuqinë ushtarake larg nga brigjet e Kinës.

Zëdhënësi i Pentagonit, Bill Urban konfirmoi sot praninë e pesë anijeve duke thënë se është hera e parë që Shtetet e Bashkuara shohin anije të marinës kineze në Detin Bering.

“Ne respektojmë të drejtën e të gjitha vendeve që të kenë anije ushtarake në ujrat ndërkombëtare në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha ai duke shtuar se ushtria amerikane po i vëzhgon anijet.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest tha se zyrtarët amerikanë nuk kanë dalluar ndonjë “aktivitet kërcënues” nga anijet, por tha se synimi i pranisë së tyre ishte “ende i paqartë”.

Lundrimi i anijeve kineze në ujrat ndërkombëtare u bë ndërsa Presidenti Barack Obama vizitonte Alaskën për të konsoliduar mbështetje për politikat e tij ambjentaliste për të luftuar ndryshimet e klimës.

Por analistët thonë se nuk ka gjasa që Pekini të ketë planifikuar me qëllim dërgimin e anijeve gjatë vizitës së Presidentit Obama.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG