Lidhje

Media shtetërore iraniane njofton se Teherani ka ekzekutuar dy persona

  • Zëri Amerikës

Media shtetërore iraniane njofton se Teherani ka ekzekutuar dy persona

Media shtetërore iraniane njofton se Teherani ka ekzekutuar dy persona

Media shtetërore iraniane thotë se Teherani ka ekzekutuar dy persona, mes tyre njëri i shpallur fajtor për spiunazh në favor të agjencisë izraelite të zbulimit, Mossad.

Agjencia e lajmeveve IRNA tha se Ali Akbar Siadat u ekzekutua sot me varje në burgun Evin të Teheranit.

Agjencia tha se Siadat kishte pranuar se kishte kryer veprimtari spiunazhi në favor te Izraelit për të paktën 5 vjet dhe se kishte marrë rreth 60 mijë dollarë për dhënien e informacioneve sekrete ushtarake të Iranit, Tel Avivit.

IRNA po ashtu tha se Siadat u kishte dhënë agjentëve izraelitë informacione lidhur me avionët luftarakë dhe raketat iraniane gjatë takimeve në Turqi, Tajlandë dhe Holandë, para arrestimit të tij nga zyrtarët iranianë në vitin 2008, ndërsa përpiqej të arratisej nga vendi, bashkë me gruan.

I ekzekutuari tjetër ishte Ali Saremi, anëtar i një partie opozitare në mërgim.

XS
SM
MD
LG