Lidhje

Ish kongresmeni Dan Rostenkovski vdes në moshën 82 vjeçare


Ish kongresmeni amerian, Dan Rostenkovski, vdiq në shtëpinë e tij në uiskonsin dje, në moshën 82 vjeçare. Ai ishte nga Çikagoja dhe kryesoi Komisionin e Kongresit për Fondet nga viti 1981 deri në vitin 1994, duke qënë një nga ligjvënësit më me influencë të kohës së tij.

Influenca e tij u fashit për shkak të një skandali pasi ai u largua nga posti dhe përfundoi në burg nën akuzat për fallsifikime me dërgesa postare. Por Rostenkovski ishte një figurë popullore në Illinoi. Profesori i shkencave politike të Universitetit “Northwestern”, Keneth Janda e kujton më shumë Dan Rostenkovskin për personalitetin e tij.

"Ai ishte një tip karakteristik nga Çikagoja, ishte i ashpër. Ai nuk ishte një karakter që do ta zgjidhje për të shkruar një artikull për muzeun e artit”.

Janda thotë se personaliteti i tij e bëri Rostenkovskin një njeri të dashur për shtresën punëtore të Çikagos për 36 vjet. Ai shërbeu në Kongres nga si përfaqësues i Çikagos nga viti 1959 në 1995. Në vitin 1981 ai u zgjodh kryetar i komisionit të fuqishëm të Dhomës së Përfaqësuesve për fondet që harton ligjet e taksave. Me të pozitë erdhi edhe pushteti dhe mundësia për të influencuar në fondet për projekte madhore në shtetin e tij, Illinoi.

Por fillimi i rënies së pushtetit dhe influencës së Dan Rostenkovskit erdhi në vitin 1992, kur një juri e madhe në Uashington ngriti kundër tij 17 akuza për shpërdorimin e fondeve federale. Ai pranoi dy nga akuzat për fallsifikime të dërgesave postare dhe kaloi 17 muaj në një burg federal. Ai humbi në zgjedhjet e vitit 1994 dhe nuk u rikthye kurrë më në politikë. Në një intervistë në vitin 1998, Rostenkovski pranoi se në nekrologjinë e tij do të shkruhej “Dan Rostenkovski fajtor”, por Janda thotë se shumica e njerëzve në Çikago nuk do ta kujtojë atë si të tillë.

"Jam i mendimit se shumica e njerëzve do t’i kenë harruar akuzat e ngritura kundër tij, ose edhe nëse i mbajnë mënd, do ta kenë falur atë për fallsifikimet postare dhe burgimin. Ata do ta mbajnë mend Rostenkovskin si kryetar të komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit për Fondet që e ndihmoi qytetin e Çikagos”.

Presidenti Bill Klinton e fali Rostenkovskin në vitin 2000. Çuditërisht, vendin e Rostenkovskit në Kongres e zuri Rod Blagojeviçi në vitin 1996. Por Blagojeviëi fitoi zgjedhjet për postin e guvernatorit të Illinoit në 2002 dhe 2006, por u largua nga posti në vitin 2009 nën akuzat për korrupsion.

XS
SM
MD
LG