Lidhje

Përvjetori i sulmeve terroriste shoqërohet me thirrje për unitet kombëtar

  • Xhim Maloun
  • Zëri Amerikës

Përvjetori i sulmeve terroriste shoqërohet me thirrje për unitet kombëtar

Përvjetori i sulmeve terroriste shoqërohet me thirrje për unitet kombëtar

Tani që amerikanët përgatiten për 10 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, anketat e opinionit tregojnë se në vend ekziston pesimizëm, kryesisht si rezultat i gjendjes ekonomike. Një anketë e re e revistës Time, tregon se 71 për qind e amerikanëve e konsiderojnë gjendjen në vend si të keqësuar krahasuar me 10 vjet më pare dhe se 88 për qind e amerikanëve janë të pakënaqur me rrugën që po merr vendi. Megjithatë, ka amerikanë që shpresojnë se ky përvjetor do të sjellë një ndjenjë të re uniteti kombëtar:


Mijëra motoçiklistë mblidhen në Virxhinia për një traditë të përvitshme – një demonstrim në nder të atyre që humbën jetën në sulmet terroriste dhe policëve e zjarrfikësve që ishin në detyrë në përgjigje të sulmeve.

Ndër ata që marrin pjesë është Derek Spekter, zjarrfikës në Arlington të Virxhinias. Ai ishte ndër të parët që shkuan në Pentagon pas sulmit terrorist.

"Kur po hipnim në makinë, ndjemë tronditjen e goditjes që kishte pësuar Pentagoni”.

Në kuadër të demonstrimit përkujtimor, ai ndihmoi për të ngritur Flamurin e Patriotizmit. Ky flamur është përcjellë në të 50 shtetet për të nderuar ata që humbën jetën më 11 shtator 2001, si dhe trupat që shërbyen në Afganistan dhe Irak.

"Mendoj se flamuri simbolizon çdo tipar të mirët të këtij vendi. Po të heqësh politikën nga ekuacioni, ne të gjithë jemi amerikanë, ne të gjithë vlerësojmë vendin, pavarësisht nga ato që themi apo bëjmë. Thellë brenda vetes, të gjithë besojmë tek ky vend”.

Këto përpjekje të popullatërs së thjeshtë për të krijuar unitet kombëtar bëhen në momentin e duhur, thotë analisti dhe specialisti i anketave politike Mark Pen:

"Kanë kaluar 7 vjet që njerëzit thonë se gjërat nuk po ecin si duhet dhe njerëzit mendojnë se Amerika është drejt rënies prej një decade që në sulmet e 11 shtatorit”.

Përçarjet lidhur me luftën dhe masat e sigurisë në vend kanë shkaktuar dëme, thotë Kliford Mej i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracisë:

"Jemi aktualisht shumë të përçarë dhe për fat të keq do të thoja se përçarja lidhet me çështje të sigurisë kombëtare, një temë ku do të doja të shihja unitet nga të dyja partite. Jemi dhe kemi qenë të përçarë prej kohësh”.

Por anketuesi Mark Pen thotë se amerikanët janë shpesh herët më të bashkuar se duken:

"Në brendësi ekziston bindja se ky është një vend i madh dhe megjithëse mund të jetë duke përjetuar kohë të vështira, ekziston një ndjenjë e përgjithshme se kemi vlera të përbashkëta”.

Ky unitet duket qartë në demonstrimin me motoçikleta. Në të merr pjesë edhe zjarrfikësi në pension, Xho Torilo, i cili shpëtoi pasi u nxorr nga rrënojat e kullave binjake më 11 shtator 2001.

"U bëra zëdhënës i Flamurit Patriotik dhe dëshira ime që kur më nxorën nga rrënojat e kullave ka qenë që pjesën tjetër të jetës t’ia dedikoj shndërrimit të këtij vendi në Shtetet e Ribashkuara të Amerikës, pasi 11 shtatori 2001 ishte momenti që vuri në provë forcën dhe qëndresën tonë”.

Në Virxhinia, me ngritjen e flamurit, kujtime të dhimbshme ringjallen, të shoqëruara me një betim solemn për të mos harruar kurrë atë ditë dhe ato ngjarje historike.

XS
SM
MD
LG