Lidhje

Pacientët me trauma në tru, shpesh diagnostikohen gabim

  • Astrit Lulushi

Pacientët me trauma në tru, shpesh diagnostikohen gabim

Pacientët me trauma në tru, shpesh diagnostikohen gabim

Në kuadër të studimit, 54 pacientë të tillë u vendosën në aparate skanimi të trurit dhe iu tha që të imagjinonin pamje të ndryshme; si p.sh. një lojë futbolli, ose duke shetitur. Në 5 pacientë, pjesë të trurit reaguan menjëherë. Një pacient iu përgjigj saktë pyetjeve nëse po imagjinonte një lojë futbolli ose shetitje, duke tundur kokën "po" ose "jo".

Pacientët me trauma në tru, shpesh diagnostikohen gabim

Pas traumave të rënda ose nga mosfurnizimi i trurit me oksigjen a gjak, njeriu paralizohet ose humbet vetëdijen dhe aftësinë për të komunikuar. Për këta pacientë ka pak shpresa për t'u kthyer në gjendje normale, pasi qelizat e trurit nuk kanë aftësi regjeneruese. Por një studim i ri tregon se shumë pacientë me pasoja të tilla shpesh diagnostikohen gabim. Studimi krijon shpresa, ndërsa ngre edhe pyetje etike dhe ligjore mbi cilësinë e jetës së një pacienti të tillë.

Për më shumë se dy dekada, Rahm Houben ishte diagnostikuar se kishte humbur vetëdijen e reflekset pas një aksidenti me makinë. Në fillim u duk se 46 vjeçari nga Belgjika mund të komunikonte me levizje te vogla të gishtrinjëve duke prekur një tastierë. Më pas ekspertët thanë se këto lëvizje ishin të pavetëdijëshme a të pavullnetshme dhe se Rahm Houben nuk ishte në gjendje për të komunikuar. Por pas një skanimi të trurit, mjekët zbuluan se truri i tij funksiononte normalisht.

Edhe një studim i ri tani tregon se pacientë që kanë pësuar trauma dhe në pamje të jashtme duken se nuk kuptojnë e nuk mund të komunikojnë, janë të vetëdijshëm dhe shpesh diagnostikohen gabim.

Në kuadër të studimit, 54 pacientë të tillë u vendosën në aparate skanimi të trurit dhe iu tha që të imagjinonin pamje të ndryshme; si p.sh. një lojë futbolli, ose duke shetitur. Në 5 pacientë, pjesë të trurit reaguan menjëherë. Një pacient iu përgjigj saktë pyetjeve nëse po imagjinonte një lojë futbolli ose shetitje, duke tundur kokën "po" ose "jo"

Profesor Steve Laureys i Universitetit të Liezhit në Belgjikë është një nga autorët e studimit. Ai thotë se komunikimi me pacientë të tillë kërkon paisje e teknologji të sofistikuar që janë shumër të shtrenjta për t'u përballuar nga sigurimet shëndetësore. Prandaj shtrohet pyetja se mbi çfarë bazash etike e ligjore një pacienti do t'i mohohet dhe një tjetri do t'i ofrohet një shërbim i tillë?

Një tjetër bashkë-autor i studimit, Dr Nikolas Shif i qëndrës mjekësore Cornell Weill në Nju Jork, thotë se ky studimi do t'i hapë rrugën diagnostikimit më të saktë të pacientëve me trauma në tru, të pavetëdijshëm në dukje, por që mund të jenë në gjendje të komunikojnë. Dr.Shif thotë se studimi nuk përfshin pacientët që janë me tru të vdekur dhe mbahen gjallë me aparate. Por studimi ofron shpresë për pacientët me tru të dëmtuar të cilët një ditë mund të komunikojnë mendimet e tyre.



Ngrënia mes vakteve, shkak për mbipeshë

Mbipesha mes fëmijëve vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë. Një studim i ri tregon se ushqimet midis vakteve janë shkaktarët kryesorë të shtimit të rasteve të mbipeshës.

Një në tre fëmijë në Shtetet e Bashkuara është mbipeshë. Studimi tregon se disa nga fëmijët mbi peshë kanë kanë shenja paralajmëruese për sëmundje të zemrës që kur mbushin 3 vjeç. Studime të tjera tregojnë se fëmijët mbipeshë kanë më shumë gjasa të qëndrojë mbipeshë edhe kur të rriten.

Studimi gjithashtu thotë se fëmijët amerikanë hanë mesatarisht tre herë në ditë para tre vakteve kryesore; mëngjes, drekë, darkë. 35 përqind të kalorive ata i marrin nga ushqimet që hanë para vakteve të rregullta.

Studjuesit në Universitetin e Karolinës Veriore-në Chapel Hill morrën në shqyrtim zakonet e të ngrënit deri në moshën 30 vjeçare. Ata studiuan të dhënat e mbi 31-mijë fëmijëve nga mosha dy deri 18 vjeç dhe arritën në përfundimin se ëmbëlsirat dhe pijet e ëmbëla janë burimi kryesor i kalorive. Të tjera burime janë ushqimet e kripura, si patatinat dhe karamelet.

Në një seancë mbi problemin e mbipeshës mes fëmijëve, Kirurgia i Përgjithshme, Regina Beniamin u tha ligjvënësve se administrata Obama po punon që t'i bërë ushqimet mes vakteve më të shëndetëshme.

Të dhënave tregojnë se shkalla e mbipeshës me fëmijëve është trefishuar gjatë tridhjetë viteve të fundit.

Zonjë e parë Mishell Obama ka ndërmarrë një program për t'i nxitur fëmijët e shkollave që të hanë ushqime të shëndetshme dhe të kryejnë ushtrime fizike.

Zonja Obama thotë se administrata ka caktuar edhe një fond prej 400 milionë dollarësh për të ndihmuar dyqanet ushqimore që të kenë sa më shumë prodhime të freskëta.

Shumë shtete i kanë pakësuar fondet e edukatës fizike në shkolla. Nga ana e saj, qeveria federale po bën thirrje që këto vendime të rishikohen në mënyrë që fëmijët të mund të marrin pjesë në aktivitete fizike.

Sipas kirurges së përgjithëshme, Regina Benjamin, fëmijët e shkollave fillore duhet të kryejnë 150 minuta ushtrime fizike në javë, dhe nxënësit e shkollave të mesme 225 minuta në javë.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve po bën thirrje për vendosjen e taksave mbi pijet ëmbëla dhe ushqimet me pak vlera ushqimore.

Një grup pune i caktuar nga Shtëpia e Bardhë për të trajtuar problemin e mbipeshës tek fëmijët, pritet të takohet së shpejti me presidentin Obama për të paraqitur rekomandimet e veta.

XS
SM
MD
LG