Lidhje

SHBA: Ceremoni në mbarë vendin me rastin e 9-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001


Shtetasit amerikanë dhe zyrtarët e zgjedhur nderuan dje viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 ndërkohë që mijëra njerëz protestuan në Nju Jork kundër ndërtimit të një qendre islamike në afërtsi të vendit ku dikur qendronin kullat binjake.

Më shumë se 2 mijë njerëz morën pjesë në një vigjil në përkrahje të së drejtës së myslimanëve për të ndërtuar një qendër islamike në Manhatanin e poshtëm.

Jo shumë larg nga ky tubim, pjestarët e një proteste tjetër thanë se ndërtimi i objektit do të fyente kujtimin e atyre që vdiqën në sulme.

Në vendin ku u rrëzuan kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, nënpresidenti Joe Biden mori pjesë në një ceremoni përkujtimore ku u lexuan me zë të lartë nga familjarët emrat e 2 mijë e 752 njerëzve që u vranë në sulme.

Ndërkohë, presidenti Obama foli në një ceremoni që u mbajt në Pentagon ku humbën jetën 184 njerëz. Zoti Obama tha se personat që kryen sulmin ndaj SHBA nuk sulmuan thjesht ndërtesat, por vetë idenë e Amerikës

XS
SM
MD
LG