Lidhje

Karzai: Trupat amerikane të tërhiqen nga terreni dhe të mblidhen në baza

  • Zëri Amerikës

Presidenti i Afgansitanit Hamid Karzai u bëri thirrje trupave amerikane që të tërhiqen nga fshatrat afgane dhe të mblidhen në bazat e tyre mbas vrasjes së 16 civilëve nga një ushtar amerikanë që është vendosur tashmë nën akuzë për ngjarjen.

Zoti Karzai tha gjithashtu gjatë takimit me sekretarin amerikan të Mbrojtjes Leon Paneta se qeveria e Afgansiatnit dëshiron të marrë kontroll të plotë të sigurisë në vend në vitin 2013 dhe jo në vitin 2014 siç është planifikuar. Gjatë bisedimeve të sotme në Kabul, udhëheqësi afganas i tha zotit Paneta se “Afganistani është i aftë që të marrë përgjegjësinë e situatës së sigurisë në vend që tani:.

Zoti Panetta tha sot se ai ka besimin se Shtetet e Bashkuara dhe Afgansitani do të arijnë një marrëveshje afatgjatpë për praninë amerikane në vend edhe mbasi trupat ushtarake të lënë afganistanin në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG