Lidhje

NATO: Nuk do të braktisim Afganistanin, pavarësisht kostos financiare


Nato tha se nuk do ta braktisë Afganistanin pavarësisht kostos financiare.

Shtetet e Bashkuara dhe Nato kanë në plan të tërheqin trupat luftarake nga vendi deri në vitin 2014. Por në një fjalim të mbajtur sot, Sekretari i Përgjithshëm i Natos Anders Fogh Rasmussen paralajmëroi ata që po përpiqen të minojnë qeverinë afgane duke thënë se ata do të ndeshen me një forcë më të fuqishme afgane që do të zëvendësojë Nato-n.

Zoti Rasmussen u tha gjithashtu anëtarëve të aleancës se mbështetja e forcave afgane të sigurisë, “është një marrëveshje e mirë nga pikëpamja financiare dhe politike”.

Zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Natos po takohen në Bruksel për të finalizuar planet për tërheqjen e 130 mijë trupave luftarake nga Afghanistani dhe për të gjetur një mënyrë të re për financimin e forcave afgane të sigurisë. Diskutimet janë parapërgatitje për takimin e udhëheqësve të Natos që do të mbahet muajin e ardhshëm në Çikago.

XS
SM
MD
LG